Avokati Arben Llangozi thotë se ka dy standarde në raport me ndërtimet pa leje. Në studion e MCN TV, Llangozi tha se në bregdet, politika mbron ndërtimet e paligjshme, ndërkohë që në Theth uy shembën bujtina modeste në pronësi të banorëve. Llangozi u ndal në rastin e Kep Merlit, ku sipas tij pesë objekte janë pa leje, mes tyre edhe një në pronësi të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.
Bëhet fjalë për një kompleks në Kep Merli. Janë pesë objekte pa leje. Një ndër to i është shitur këngëtares Dua Lipa, e cila ka një objekt ndërtim pa leje në posedim. Është një objekt i blerë prej saj pa lejen përkatëse. Është lejuar ndërtimi i saj në 2023-2024 kur IMT ka qenë inekzistente. Ndërsa ne sot shohim si po hiqen shtesat në hapësirat publike. Pse nuk janë marrë masa më parë. ka ndikim politik. politika nuk i ka lejuar ata që marrin masa parandaluese. përderisa kryeministri shkon dhe pushon në atë objekt, atëherë çfarë presim ne nga një oficer i policisë gjyqësore?



