Ukraina/ Milo: SHBA do t’i bëjë koncesionin më të madh Rusisë. Koha punon për Moskën 

Ukraina/ Milo: SHBA do t’i bëjë koncesionin më të madh Rusisë. Koha punon për Moskën 

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo duke folur në edicionin e lajmeve për çështjen e Ukrainës, tha se ky do jetë një nga koncesionet më të mëdha që SHBA do t’i japin Rusisë. 
Sipas Milos Kievi do detyrohet të heqë dorë nga synimi i vjetër për t’u anëtarësuar në NATO. 

Milo mendon që marrëveshja për Detin e Zi është fillimi i një procesi të gjatë që do të çojë drejt një paqeje të qëndrueshme, por nuk duhet absolutizuar, pasi do varet nga hapat që do hidhen. 

Duket marrëveshja për Detin e Zi është fillimi i një procesi të gjatë që do të çojë me shpresë drejt një paqeje të qëndrueshme. Kemi një hap të parë por që s’duhet absolutizuar, pasi duhet parë se cilët do jenë hapat e tjerë që do të hidhen. Duhet të ketë një ndërprerje të plotë të luftimeve në të dy krahët, që deri tani s’është. Koha është e tillë që punon për Moskën, për fat të keq.

Tashmë ajo ka marrë një territor përtej atij që kontrollonte në fillimet e luftës. Zakonisht këto territore përdoren në negociata si karta, për të marrë sa më shumë lëshime. Madje Rusia ka filluar edhe rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në ato territore, dhe e ka kthyer çështjen e një marrëveshjeje, jo në negociata direkte me Ukrainën, por e ka kthyer në një negociatë me SHBA-të. 

E para çfarë do bëhet me territoret e Ukrainës Lindore? A do ketë komrpomis? Çfarë statusi do kenë, status si pjesë e federatës, apo do t’i rikthehen Ukrainës, duke garantuar status të veçantë për minoritetin dhe popullsinë ruse. Ky është problemi themelor. Për të mos folur për territoret e pushtuera në 2014, Krimenë.

Ukraina do lejohet të fillojë integrimin në NATO apo do t’i ndërpritet? Unë besoj se do ta mbyllë diskutimin. Do jetë një nga koncesionet më të mëdha që SHBA do t’i japin Rusisë, dhe Ukraina do detyrohet të heqë dorë nga ky synim i vjetër, por që ishte një nga arsyet pse u shkua në luftë. Europianët u deklaruan që s’do t’i heqin sanksionet derisa të arrihet marrëveshja e plotë dhe e përgjithshme, ndërkohë që amerikanët kanë pranuar në parim që të lehtësojnë shkallë pas shkalle sanksionet.

Duke qenë se ata u alarmuan nga mënyra si Trump po bën politikën në raport me Europën dhe Rusinë, ata janë në një alarm. Këto 30 pika janë masa emergjente për një situatë që mund të shpërthejë në një moment të caktuar. Fakti që Danimarka ka vendosur shërbimin e detyruar ushtarak për gratë, dhe vendet nordike po marrin masa, kjo tregon se ata kanë perceptuar se rreziku rus është një rrezik eminent për ta, pasi Ukraina ka shërbyer si tampon ndaj rrezikut rus për ekspansion në këto vende”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy