
Prokuroria e Posaçme SPAK, nis hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.
Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.
Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.
Gazetari i MCN Tv, Arsen Rusta raporton se kryesisht të ardhurat e biznesmenit Gjoka janë të lidhura me aktivitetin kriminal dhe janë investuar kryesisht në ndërtim.
Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.
Grupi kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.



