I dashuri i George Michael: E vetmja gjë që donte ishte të vdiste dhe e arriti atë më në fund

I dashuri i George Michael: E vetmja gjë që donte ishte të vdiste dhe e arriti atë më në fund

I dashuri i George Michael ka zbuluar një të vërtetë tronditese rreth legjendës së muzikës britanike.

Ai ka shkruar në orët e parë të mëngjesit të 1 Janarit 2017, në profilin e tij në "Twitter" se “George Michael u përpoq të vriste veten shumë herë dhe e arriti atë më në fund”.

Por vetëm pas disa minutash nga postimi, Fawaz e mbylli "Twitter" ­in pas reagimeve të shumta për pretendimin e tij. Sipas “Daily Mail”, në "Twitter" ­in e Fawaz shkruhej se “e vetmja gjë që George dëshironte ishte të vdiste”. 

“Ne e kemi dashur njëri­tjetrin shumë dhe ishim së bashku gati 24 orë në ditë…”. Fawaz gjithashtu ka postuar një mesazh emocional si cicërimë e tij të fundit të vitit 2016.

Ai postoi ne "Tweeter" edhe një foto të fundit per vitin qe lame pas, me gishtin e mesëm, ku shkruante: “Të urrej 2016, nga thellësia e zemrës”.

George Michael u nda nga jeta në moshën 53 – vjeçare mbremjen e Krishtlindjeve. Autopsia e parë nuk zbuloi shkakun e vdekjes, si dhe nuk vërtetoi dyshimet nëse Goerge Michael kishte përdorur drogë ose substanca të tjera.

Tani pritet një ekspertizë e dytë mjeko­ligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në atakun kardiak. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy