Kryeministri danez, liberali Lars Lokke Rasmussen nisi sot bisedime me dy partitë e së djathtës për të parandaluar rrëzimin e qeverisë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi taksimin e shtresës së pasur.
“Pata disa takime frytdhënëse që më bindën se ky ngërç mund të kapërcehet”, deklaroi ai për agjencinë e lajmeve Ritzau.
Në krye të një qeverie të pakicës (34 vende nga 179 në parlament) që përfaqëson veçse një parti Venstre (qendra e djathtë) kryeministri po qeveris në sajë të mbështetjes të një tjetër grupimi më të rëndësishëm, Partisë Popullore Daneze (anti-imigracion) 37 vende) dhe dy formacioneve të së djathtës, Aleanca Liberale dhe Partia Popullore Konservatore.
Aleanca Liberale kërcënoi se do të rrëzonte qeverinë nëse nuk do të ulte me pesë pikë përqindje nivelin e taksimit sipas të ardhurave.



