Vëllezërit Diamand dhe Berald Lushka, nga Mokra e Korçës, janë bashkë në muzikë që prej moshës 10 vjeç.
Për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, vëllezërit Lushka, shpjeguan fillimet e tyre në karrierë dhe faktin se sa janë prezentë në dasma e ahengje.
Ne e kemi nisur që të vegjël që 10 vjeç, kemi filluar me babin, na ka pasionuar ai fillimisht, e ka pasur qejf, Mokra e ka traditë dhe kënga është një nga to.
Ne jemi të rrymës popullore, këndojmë në dasma, këndojmë edhe këngë të jugut.
Dasmat i kemi Pogradec, Korçe, Skrapar, Gramsh, dhe Maqedoni të Veriut, atje na kanë ftuar në dasmë dhe koncerte, në Prespë, Kranjë, të tradita e shqiptarëve atje.
Ne jetojmë në Durrës, na është dashur më afër, na është dukur më e përshtatshme sesa Tirana.
Vëllezërit Lushka, thanë se në fillimet e karrierës së tyre, këngët e para ne Facebook kanë arritur mbi 700 mijë shikime.
Ne në fillimet tona kur na mblidhte babi dhe praktikonte në shtëpi, mblidheshim dhe regjistronin me celular këngët,. I postonim në FB dhe një këngë pati arritur mbi 70 mijë klikime.
Nëpër dasma na ftojnë shumë, dhe shifra jonë arrin diku te 1.5 milionë në një dasmë banket.



