Mblidhet ditën e nesërme komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Mbledhja do të zhvillohet “online” për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Pritet që Komisioni hetimor për hetimin e veprimtarisë së presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit të shtyjë afatin e hetimeve.
Poqese ndodh, kjo do të jetë hera e tretë që Komisioni zgjeron afatin e hetimeve.
Për herë të fundit u vendos shtyrja e hetimeve në 3 dhjetor të 2019, me katër muaj.



