Itali, dy shqiptarë kapen me mbi 2 milionë euro heroinë

Itali, dy shqiptarë kapen me mbi 2 milionë euro heroinë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi u kapën me atë që cilësohet si sasia më e madhe e drogës e kapur vitet e fundit në Abruzzo. 34 kilogramë heroinë u gjetën nga karabinierët në një shtëpi në bregdetin verior të Montesilvanos, në Chietti. Dy të arrestuarit janë Alfred Tusha dhe Leonard Spahiu, 28 dhe 48 vjeç. Me sasinë e drogës që ata dispononin, nëse llogarit edhe rritjen e çmimeve, dy shqiptarët do të siguronin një shumë prej rreth 2 milionë eurosh. Dy të arrestuarit, pa precedentë të tjerë në shtetin fqinj, e kishin marrë me qira shtëpinë ku u kap sasia e kokainës.

Ka qenë një kontroll fizik rutinë që i ka nxjerrë zbuluar dy shqiptarët. Pasi një person me precedentë në fushën e drogës është parë në shoqërinë e tyre, karabinierët i kanë kontrolluar dhe u kanë gjetur dy pako me nga 500 gramë heroinë.

Kjo ka çuar në kontrollin e banesës së tyre, e cila për policinë ka rezultuar një laborator i mirëfilltë, i pajisur me të gjitha mjetet për ndarjen dhe paketimin në doza.

"Padyshim që sasia e madhe e lëndës të sekuestruara do të bëjë të vështirë aksesin në drogat e rënda në tregun e paligjshëm të Abruzzos, rrethanë që paraqet një goditje serioze për ekonominë kriminale që shfrytëzon dramën e shumë të rinjve të varfër", thuhet në një njoftim të policisë lokale.

"Megjithatë, ndërsa këta të fundit vazhdojnë të jenë të izoluar, një element sigurisht pozitiv për shëndetin e tyre dhe sinjalet që vijnë nga zona flasinpër përmirësimin e kushteve të shumë të varurve nga droga, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy