Mjeshtri i meditimit Sheki Usein, thotë se miti i krahasimit ul vetëvlerësimin dhe se fillimi i krahasimit është fillimi i krijimit të një vuajtje të brendshme.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai u shpreh se në fillim nuk kuptohet se të krahasuarit do të thotë të bëhesh një version më i mirë i vetes, më i suksesshëm, por ndërkohë është krijuar një konflikt i brendshëm dhe një tkurrje e brendshme.

Vitet e para janë shumë të rëndësishme, 7 vitet e para janë fondamenti.
Programi që ke ndjekur në 7 vitet e para, do të të ndjekë gjithë jetën dhe ajo që të thuhet instalohet si program tek ty.
Më vonë do fillosh të vuash, duke u krahasuar. Kjo shkon në disfavor të shpirtit.
Një nga format e krahasimit është sot unë jam më i mirë se dje dhe nesër do të jem më i mirë se sot. Apo më e fortë është unë do të jem më i mirë se ti.
Por ne harrojmë se në shoqërinë tonë kemi fitues dhe humbës. Ne mendojmë për fituesin, por jo për humbësin.
Pyetja e madhe kur shkojmë të flemë është a kam dhënë maksimumin nga vetja ime?
Nëse përgjigja është po, atëherë ti fle, se suksesi do të punojë për ty. Kjo është një pyetje pozitive.
Ndërsa në shkollë nuk duhet të ekzistonin notat, pasi ndodh krahasimi dhe mësuesi bën krahasimin e nxënësve, pasi do që klasa e tij duhet të dalë më mirë.
Ne në shkollë nuk duhet të mësojmë për notat, po për jetën. Ne përbëhemi 95% nga pjesa e pavetëdijshme dhe vetëm 5% nga pjesa e vetëdijshme jona.
Pjesa e pavetëdijshme janë gjithë sa kemi kaluar në të kaluarën. Traumat mund të përcillen nga gjenerata në gjeneratë, nëse nuk ndodh një transformim.
Ne mund të kemi sukses por jo domosdoshmërisht jemi të lumtur nëse mbajmë trauma me vete që nuk kemi qetësi shpirtërore.
Ka njerëz shumë të suksesshëm që pavarësisht kësaj marrin anti-depresiv. Ne nuk e njohim sistemin tonë, sistemi mendje-trup-shpirt.
Vendimet e duhura sjellin një rehati shpirtërore. Një vendim i duhur është kur është shpirti i qetë.
Nëse vendimi ndodh vetëm në nivel shpirtëror, ti nuk je i qetë. Nxitimi nuk do të sjellë lumturi në jetë.
Në spiritualitet dhe univers nuk ka nxitim. Shiu bie me të njëjtën qetësi si para 500 viteve, dielli del po njëlloj.
Ne e kemi prishur qetësinë nëpërmjet egos dhe rezultatet e kësaj janë vuajtja. Meditimi është ilaçi.



