Kush është shqiptari i plagosur në Ekuador pas sherrit për prishjen e pazareve të drogës

Kush është shqiptari i plagosur në Ekuador pas sherrit për prishjen e pazareve të drogës

Zbardhet identiteti i shqiptarit të plagosur në Ekuador, i cili dyshohet se ishte i përzierë në trafik të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili thuhet se ka marrë tre plumba.
‘El telegrafo’ shkruan se shqiptari ishte i shoqëruar nga një vajze gjatë atentatit. Mediat ekuadoriane spekulojnë se ajo ishte gruaja e tij. Kjo e fundit ka hapur xhamin e makinës, duke bërë një gabim të rëndë.

Autorët e krimit, që po udhëtonin me një motoçikletë, kanë arritur të qëllojnë përmes dritares së hapur. Viktima ka mbërritur në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari udhëtonte me një mjet Ford të blinduar. Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës.

Ata kanë ndaluar një 22-vjeçar të akuzuar për tre vrasje. Autoritetet thonë se kanë ndërmend që të ndalojnë udhëtimin e dy personave në një motoçikletë. Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor. Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Disa media spekulojnë se ngjarja e fundit në Ekuador ka lidhje me vrasjen e Hidrit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy