Nga Kripmjaltëzat’ te ‘Papare najt”, Ori Bici rrëfen rrugëtimin: Një ndër eksperiencat më të bukura

Nga Kripmjaltëzat’ te ‘Papare najt”, Ori Bici rrëfen rrugëtimin: Një ndër eksperiencat më të bukura

Aktorja Ori Bici e ftuar në 'Zgjohu me MCN'  ka rrëfyer për eksperiencën e saj nga ‘kripmjaltëzat’ te ‘Papare najt’ dhe punën e saj me Leonard Bombaj periudhë për të cilën shprehet se mbetet një nga më të bukurat e fëmijërisë dhe adoleshencës së saj.

Ajo tha se ka qenë mami që e ka regjistruar fillimisht pasi ajo nuk ishte fare në dijeni.

Ndër të tjera ka rrëfyer dhe historinë për dashurisë me njeriun e zemrës dhe njohjen e tyre si dhe pasionin e saj për udhëtimet.

Drupal Ad

Rrugën e artit kam 22 vite. fillimisht na kanë ardhur ca njoftime që hapen kurse kërcimi, aktrimi Leonard Bombaj sapo kishte ardhur nga Kanada ku kishte marrë dhe shumë eksperiencë atje. Prindërit vendosën të më regjistronin te ‘kripmjaltëzat’.

Mami kishte qejf që unë të bëhesha aktore, këngëtare, kërcime dhe mesa duket mami ka parë këto dhe më ka regjistruar. Në javën e parë kam qenë gjithë turinj sepse mu duk sikur isha futur pa dëshirën time sepse shoqja ime e klasës nuk u regjistrua me mua.

Fazën e dëlirit të madhështisë e kam kaluar në fëmijëri dhe shyqyr sepse prindërit më ulnin me këmbë në tokë, se unë isha vipi shkollës, vipi i fisit në atë kohë sepse bënim shumë turne në nëpër Shqipëri. Ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura të fëmijërisë, adoleshencës dhe më vonë sepse më pas kam dhënë mësim unë për fëmijët e tjerë.

Ndërsa sa i përket pasionit për udhëtimet ajo tregon se i koordinon dhe me partnerit dhe me shoqërinë, por më shumë me këtë të fundit pasi bashkëshorti i saj ka angazhimet në punë, teksa flet dhe për njohjen e saj me bashkëshortin.

Ka qenë Flori Agalliu që gjatë një bisede në kafe kur po flisnim për Shën Valentin më pyeti si do e kaloja dhe i thash nuk kam burrë, dhe ai më thotë kam një shokun tim që do të martohet. Ma tregoi në foto por aq ishte sepse unë nuk i kisha dhënë asnjë sinjal.

Një ditë Flori bashkë me të në kafe dhe më shkruan Flori nga adresa e tij ku unë kisha postuar një këngë greke dhe aty nisi biseda jonë. U takuam pastaj më pëlqente në bisedë por jo për më shumë. Më pas çdo gjë rrodhi vetë dhe sot ja ku jemi bashkë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy