
Pas një ditë përleshjesh të ashpra në Cochabamba (Bolivia Qendrore), prej të cilave pati një të vdekur dhe, njëqind të plagosur, Ministri Bolivian i Mbrojtjes, Eduardo Zavaleta López paralajmëroi se "ne jemi një hap larg nga dhjetëra vdekje". Zavaleta, akuzoi presidentin e “Comité pro Santa Cruz”, Luis Fernando Camacho, me fjalimet e tij radikale, si shkaktar të dhunës që prej dy javësh ka goditur vendin.
" Ne jemi një hap larg nga humbja totale e kontrollit të situatës dhe nga fakti se ne do të fillojmë të numërojmë dhjetëra të vdekur. Ajo që duhet të na interesojë të gjithëve është se sot kjo nuk përfundon në një gjakderdhje të madhe", u shpreh ai.



