Të tjera armë për Ukrainën nga Gjermania, Franca dhe SHBA

Të tjera armë për Ukrainën nga Gjermania, Franca dhe SHBA

Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Francës dhe SHBA, që të dërgojnë armë të rënda të prodhimit perëndimor në Ukrainë.

Pas një telefonate mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit amerikan Joe Biden është vendosur që Gjermania të dërgojë dhjetëra tanke Marder si dhe një sistem mbrojtës të raketave Patriot në Ukrainë.

Deri tani nuk ka ndonjë vendim për dërgimin e tankeve moderne Leopard që është një prej kërkesave të kahershme ukrainase, por presidenti ukrainas Zelenski ka falënderuar publikisht presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për këto ndihma.

Më herët Franca ka vendosur të dërgojë “tanke të lehta për luftë” në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ia premtoi këtë kolegut të tij ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftoi pallati Élysée pas një telefonate mes dy presidentëve. Bëhet fjalë për tankun AMX-10 RC. Ai përdoret kryesisht për zbulim.

Si pjesë e të ashtuquajturit shkëmbim, Ukraina ka marrë tashmë tanke luftarake të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e Evropës Lindore.

Pjesë e këtyre shkëmbimeve është edhe Gjermania, e cila me Sllovakinë ka arritur marrëveshje që atjo t’i dërgojë Ukrainës 30 automjete luftarake sovjetike BMP-1 në fund të nëntorit. Në këmbim, Gjermania do të dërgojë 15 tanke Leopard 2 A4 në Sllovaki.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy