Goditet anija e mallrave nga Bangladeshi në Ukrainë, humb jetën një person

Goditet anija e mallrave nga Bangladeshi në Ukrainë, humb jetën një person

Një anije mallrash nga Bangladeshi është goditur nga një raketë apo bombë në portin ukrainas Olvia. Agjencia e lajmeve “Reuters” bën me dije se për pasojë ka humbur jetën një person.

Anija është sulmuar dhe një inxhinier është vrarë’, ka thënë Pijus Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp. “Nuk dihet ende nëse ishte bombë apo raketë apo nga cili drejtim është qëlluar”, shtoi ai.

Sulmi i ndodhur sot është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Bangladeshit. Mësohet se anija kishte mbetur e bllokuar në port pas pushtimit rus.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy