Ka përfunduar në Bruksel takimi për dialog mes koodinatorit të Kosovës Skënder Hyseni si dhe drejtorit të zyrës së ashtëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç. Me këtë të fundit që para takimit u shpreh prerazi se nuk ka asnjë mundësi të diskutohet çështja e njohjes së Kosovës.
Gjithsesi, pas takimit Skënder Hyseni, është shprehur se është gjetur gjuha e përbashkët për disa pika të caktuara. Hyseni deklaron se nuk pret që ky process të jetë i lehtë, por thotë se duhët të ketë dinamikën e duhur në mënyrë që të mos zvarritet pafund.
Konkretisht koordinatori i Kosovës tha se nuk do të ketë marrëveshje për pika të caktuara nëse nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Unë thash që diskutimi ka qenë konstruktiv, nëse flasim për elementë specifikë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, do të na mirëkuptoni nëse nuk jap detaje sepse nuk do të ketë marrëveshje separate për asnjë temë, përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse,”- ka thënë ai.
Ai ka shtuar se do të marrin një periudhë kohore për të trajtuar elementet e veçanta, ose kapitujt të një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Nuk ka marrëveshje për kapitujt të veçantë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse flasim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme atëherë ne flasim për element të caktuar të një marrëveshje. Elementet e caktuara nuk janë kapituj takstativ por janë kapituj të një marrëveshje të përgjithshme, ndërkaq çdo tjetër mbetet subjekt i një marrëveshje gjithëpërfshirëse,”- ka thënë ai.
Në përfundim Hyseni u shpreh se po shkohet drejt një procesi përmbyllës që është tej skaje politik dhe në asnjë rast teknik.



