Drejtori i Agjencisë ndërkombëtare për energjinë atomike: Në Zaporizhzhia reaktorët nuk u prekën, por rusët i goditën

Drejtori i Agjencisë ndërkombëtare për energjinë atomike: Në Zaporizhzhia reaktorët nuk u prekën, por rusët i goditën

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energjinë atomike, Rafael Grossi, doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pasi centrali nuklear i Zaporizhzhia, në Ukrainë, u goditë nga pala ruse.

“Aktualisht kemi një situatë anormaliteti. Nga të gjitha njësitë e centralit të i Zaporizhzhia, vetëm njëra po punon me 60% të kapacitetit të saj. Nga ajo që kuptojmë, goditja erdhi nga pala ruse. Nuk kemi informacion se me çfarë u godit. Jemi me fat, pasi nuk pati asnjë lloj rrezatimi në ambientin përreth dhe integriteti i reaktorit u garantua”.

Grossi tha se pas sulmeve, është gati që të shkojë në Chernobyl, si përgjigje për asistencën e kërkuar nga Kievi.

“Ne duhet të reagojmë dhe jo të injorojmë”, tha ai.

Ai e mbajti konferencën virtualisht ndërsa ndodhej në Teheran për një çështje të veçantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy