Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa është dhunuar sot fizikisht nga dy persona.
Pas agresionit, Çipa i gjakosur ka kryer një filmim dhe ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes.
Në këtë video, Çipa se thotë një person emrin Dio, që është administrator i “Four Elements” e ka dhunuar bashkë me një tjetër person pasi kanë pasur një diskutim për një projekt.
Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, administrator i “Four Elements”, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar, dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar. Në këtë kohë, kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushte, me gurë, e tjera, e tjera. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur.



