E ftuara e gazetarit Mustafa Nano në “Arnautistan”, në MCN TV, sociologia Majlinda Keta, thotë se figura dikur idhull e mësuesit në komunitet, tashmë ka filluar që të preket nga politika.
Keta, përmes fakteve, solli shembuj sesi sot mësuesit janë bërë pre e politikës e cila e trajton secili në mënyrën e tij.
“ Në 30 vite jemi ndjerë me një buxhet që do të kishte përmbushur shprehjen e madhe politike “arsimi prioritet mbi prioritete”, sa majtas, sa djathas. Më thoni kur këto mësues nuk guxuan të prekeshin nga politika, kur duke filluar nga oborret e shkollave, ndërtesat, ishin vende ku bëheshin mitingje, apo bëheshin takime politike, deri tek emërimet politike dhe spastrimet qe vinin pas çdo rotacioni politik. Të gjitha këto bën që ky imazh i trashëguar ta bënte një tjetër mundësi, që tashmë në që kishim idhullin e komunitetit, tani pikërisht ai u bë preja e parë e politikës, pra ishte një plaçkë lufte të cilën e marrin e trajtonte si donte vet politika,
Keta, sugjeron që njëherë e mirë përmes një statusi të garantuar kushtetues, figura e mësuesit të mund të mos preket më nga politika.
“Në kushtetutë është e shkruar se çfarë modeli është arsimi, pra apolitik. Në rastëse mësuesit nuk marrin një status të garantuar në mënyrë kushtetuese, neve nuk shpëtojmë dot.
Duhet të jemi të pavarura nga struktura që sigurohen nga politika. Përsa kohë që nga ministri që vjen me stafin e vet që është politik, për sa kohë që drejtorit e arsimit, rajonale, ndërrohen më stafet politike dhe rotacionet, për sa kohë drejtorët e shkollave në këto gjurmë i lënë të ecin, për sa kohë mund të vëresh lëvizje te stafeve para dhe pas fushatave, ti e ndjen shumë mirë se si është çështja e relacioneve mes politikës dhe arsimit.



