Të paktën 20 emigrantë afrikanë u zhdukën këtë të shtunë pasi varka e tyre u mbyt në Tunizi teksa po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali.
Rojet bregdetare shpëtuan 17 persona nga e njëjta varkë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Kështu tha Faouzi Masmousdi, gjyqtar në qytetin e dytë më të madh të vendit, ku migrimi i krizës po rritet javë pas jave.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, fundosja e varkës me të cilën po udhëtonin emigrantët është shkaktuar nga dallgët e forta.



