Mashtroi dhe u mori para 35 biznese duke u prezantuar si punonjës i IKMT, AKU dhe Tatimeve, arrestohet i riu

Mashtroi dhe u mori para 35 biznese duke u prezantuar si punonjës i IKMT, AKU dhe Tatimeve, arrestohet i riu

Një person i cili kishte mashtruar mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme, duke u prezantuar si punonjës i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Autoritetit Kombëtar të Uushqimit, Tatim-Taksave etj., duke përfituar shuma parash që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast, është vënë në prangat e policisë.

 

Gjatë operacionit të koduar “The End” të zhvilluar nga policia e Gjirokastrës, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë.

 

Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim përvetësimin e shumave të parave, 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj., ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

 

Aktualisht vijon hetimi me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy