Videomesazh nga i arratisuri për plagosjen në zyrën e PD: Kërkoj ndjesë për atë që bëra. S’jam me asnjë parti

Videomesazh nga i arratisuri për plagosjen në zyrën e PD: Kërkoj ndjesë për atë që bëra. S’jam me asnjë parti

Ndërsa ndodhet në arrati për plagosjen e mbrëmjes së djeshme në zyrën elektorale të PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) ka bërë një videomesazh ku kërkon ndjesë. Ai sqaron se ka qenë dikur simpatizantë me PD-në, ndërsa plagosjen me armë e bëri në një moment gjaknxehtësie.

Sipas tij, Bledar Okshtuni bashkë me dy persona të tjerë në një moment i ka zënë rrugën një burri bashkë me nënën e tij (me shami).

Në këtë moment Ndriçim Jonuzi thotë se vetëm ka folur me të, por nuk sqaron më tej se kur ka ndodhur reagimi i tij me armë.

Nxdërs kërkon ndjesë për veprimin e tij, për të cilin thotë se nuk ndihet aspak krenar, sqaron se prej vitesh nuk është me asnjë parti politike.

Ai u arrestua në 2014-n, 7 vite pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Ndërsa nuk dihet ende si ka fituar lirinë.

Mësohet se ai ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, kur hyri në zyrën e PD-së dhe plagosi mbështetësin Bledar Okshtuni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy