Sekuestrohen mbi 32 kg kanabis në Durrës, në kërkim pronari i dyqanit

Sekuestrohen mbi 32 kg kanabis në Durrës, në kërkim pronari i dyqanit

Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 32.4 kg kanabis Sativa.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Shop” një person është shpallur në kërkim, pronar i ambientit të një dyqani, vend ku ishte fshehur edhe droga.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar” The Shop”.

Më datë 05.09.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-rreth 32.4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, shtetasi:

-L. C. 41 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy