Bushati: Një shoqëri që e ka Tiranën të mbushur me kulla droge nuk mund të ankohet nga Tik-Toku (VIDEO)

Bushati: Një shoqëri që e ka Tiranën të mbushur me kulla droge nuk mund të ankohet nga Tik-Toku (VIDEO)

Gazetari Andi Bushati thotë se kulturës së dhunës nuk i jepet fund me mbylljen e TikTokut. Duke u ndalur te kryeministri Rama, i cili sot hodhi idenw e mbylljes sw Tik-Tok dhe Snapchat, Bushati tha se nuk është kjo zgjidhja e duhur.

Një njeri që bën fushatë me Noizin, jep leje ndërtimi për trafikantë droge, që nuk ka lënë kriminel e përdhunues pa futur në Parlament. Në shoqërinë ka ngritur kultin e njeriut të dhunshëm e të fortë. Nuk mund të ndalet te TikToku.

A fitohen betejat me kufizimin e lirisë në emër të ndalimit të diçkaje të keqe. Po t’i shohësh rrjetet sociale në një perspektivë të gjatë historike. Ky problem është diskutuar për herë të parë që me shtypshkronjën e Gutenbergut. Jemi në këtë logjikë historike ku gjithmonë debati ka qenë: ky mjet i ri mos na sjell edhe te keqen bashkë me teknologjinë. Këtë betejë e ka fituar gjithmonë teknologjia dhe jo censura. Çështja është: a mund të pretendojmë se do të zgjidhim probleme duke e ndaluar?

Po e hapëm këtë kuti Pandore a duhet mbyllur Përputhen, Big Brotheri i Kosovës që i futi gruas burrin dhunues, tekstet e Noizit?

Nuk është TikTok problemi, pavarësisht gjithë mëkateve që mund të ketë. Shoqëria jonë në TikTok zgjedh atë që vlon brenda saj. Një shoqëri që e ka Tiranën të mbushur me kulla droge nuk mund të ankohet nga Tik-Toku.

Është problem i kulturës së dhunës që është futur këtu. Ne edhe banditin e valorizojmë si biznesmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy