
Tragjedi në një familje në Mat, ku djali vetëm 4 vjeç ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e drekës në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos të rrethit të Matit, kur 4-vjeçari i cili ka qenë duke luajtur ka rënë në pusin me ujë pranë shtëpisë dhe ka humbur jetën tragjikisht. Familjarët të alarmuar, pasi nuk gjenin djalin e mitur me iniciale L.K, kanë pikasur trupin e pajetë brenda pusit pas 3 orë kërkimesh.



