5 urdhra arresti për sulmin kibernetik, Semanaj: AKSHI drejtoi gishtin se kush duhej arrestuar, jo Prokuroria (VIDEO)

5 urdhra arresti për sulmin kibernetik, Semanaj: AKSHI drejtoi gishtin se kush duhej arrestuar, jo Prokuroria (VIDEO)

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj për pesë urdhrat e arrestit të lëshuar nga Prokuroria Tiranë lidhur me sulmin kibernetik të pësuar nga vendi ynë, deklaron se ishte Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ajo që drejtoi me gisht se kush duhej arrestuar dhe jo organi i akuzës.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se do ishte më mirë që Prokuroria mos të vepronte fare se sa në këtë mënyrë, pasi tha se kemi të bëjmë me 5 specialistë IT, që janë hallka e fundit në hallkën e administratës shqiptare.

Kemi një shtet që çedoi totalisht, një shtet që dështoi në çdo ballkë të sistemit. Kemi një AKSHI që informacionet i kanë dalë që me listat e patronazhistëve në prill 2021, që pas patronazhistëve dolën targat, pagat, përsëri nuk u mor asnjë masë adminisitrative. Kemi një AKSH që u hakërrua.

Sulmi mund të ketë filluar nga administrata.al, kushdo mund të hakerohet, por nuk mund të kesh përgjegjësi penale se hakerimi i sistemit është një sistem.

Por nuk kemi të bëjmë me hakerim sistemi, por të një shteti. Mbase nuk kanë zbatuar disa udhëzime, por ky server nuk ishte i menaxhuar nga AKSHI por i hostuar, si ka mundësi që nga ky server krijohet akses në gjithë strukturën e AKSHI-t.

Duhet të kemi gjithë kupolën e AKSHI-t pas hekurave në këto momente, nuk mund ta nisim nga fundi.

Si ka mundësi që AKSHI nuk e dinte që po i dilnin emailet, që prej 14 muajsh ishte hakeruar. AKSHI nuk kthen përgjigje, ka heshtur.

Nuk e ka kërkuar Prokuroria urdhrin e arrestit. Por thuhet se janë evidentuar dhe nominmuar nga AKSHI dhe Prokuroria ia hedh AKSHI-t, se ishte AKSHI që iu vendosi gishtin.

Më vjen shumë keq, më mirë mos të kishim hetim se sa të hidhet hi syve qytetarëve. A kemi njeri pas hekurave për patronazhistët dhe targat? Gishtin e ka drejtuar AKSHI, është AKSHI që ka nxjerr urdhër arrestet për këto 5 kolegë.

Nuk mundet që për një sistem të kenë përgjegjësi pesë persona. Ajo është gjithë struktura që DAP-i ka, 5 IT. I bie që për gjithë IT-në e një institucioni të jenë arrestuar të gjithë.

Po kush e kishte për detyrë të kontrollonte specialistët, ku raportonin këta specialistë?

Si ka mundësi që ky institucion është kaq i shenjtë, që kemi dalje informacioni ditë pas dite, muaji pas muaji, jo vetëm nga hakerat iranianë, por edhe nga brenda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy