Terrorizmi, parandalohet një atentat në Francë

Terrorizmi, parandalohet një atentat në Francë

Një atentat tjetër është parandaluar në Francë gjatë një operacioni antiterrorist të ndërmarrë dje në Strasburg dhe Marsejë duke bërë të mundur dhe arrestimin e shtatë personave, njoftoi ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.

“Shtatë persona të moshës nga 29 deri në 37 vjeç dhe me kombësi franceze, marokene dhe afgane janë arrestuar gjatë këtij operacioni të ndërmarrë në kuadër të një hetimi të hapur në Prokurorinë antiterroriste që prej më shumë se tetë muajsh”, theksoi ministri.

Gjashtë prej këtyre personave ishin të panjohur nga shërbimet sekrete dhe një maroken ishte sinjalizuar nga një vend partner.

“Do të kryhen hetime për të përcaktuar rolet respektive të personave të arrestuar dhe për të vendosur nëse atentati tashmë i dështuar ishte një sulm i koordinuar për të goditur njëkohësisht disa qendra në territor”, shtoi Cazeneuve, pa dhënë shumë detaje.

“Rezultati i kësaj pune ka mundësuar dështimin e një akti terrorist të parashikuar për një kohë të gjatë në vendin tonë”, theksoi ministri i Brendshëm francez.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy