
Me miratimin e Gjykatës, janë ushtruar kontrolle pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, ku janë sekuestruar dhjetëra dosje.
Dosjet e sekuestruara lidhen me kompanitë e përfshira në këtë hetim, si dhe me lejet e marra për ndërtimin e kullave, resorteve dhe investimeve strategjike.
Aktualisht, në hetim janë gjashtë kompani, të dyshuara për pastrim parash me burim nga narkotrafiku.
Praktikat e sekuestruara lidhen me ndërtime në bregdetin e Shqipërisë, në zonën e Palasës, Gjirin e Lalzit, Vlorë, si edhe në kryeqytet.



