Stuhia Tropikale "Pabuk" godet Tajlandën, mbi 10 mijë turist bllokohen në ishull (VIDEO)

Stuhia Tropikale "Pabuk" godet Tajlandën, mbi 10 mijë turist bllokohen në ishull (VIDEO)

Stuhia tropikale Pabuk ka sulmuar Tajlandën jugore me erë dhe shi, në atë që pritet të jetë stuhia më e keqe për të goditur rajonin në 30 vjet.

Instituti i meteorologjisë ka njoftuar se stuhia ka shkaktuar rrëshqitje dheu në provincën Nakhon Si Thammarat.

Stuhia po lëviz në Tajlandën jugore, duke prekur zona të njohura turistike. Mijëra banorë janë zhvendosur nga ishujt Koh Samui, Koh Tao dhe Koh Phangan. Turisët e ndodhur në ishullin Koh Samui kanë thënë se në këtë vend ka shi të madh, erëra, valë të larta dhe ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike.

Banorët janë këshilluar të qëndrojnë brenda pas orës 16 për shkak të rrezikut nga moti i lig. Ndonëse stuhitë janë të pritshme në Tajlandë në këtë pjesë të vitit, stuhia “Pabuk” pritet të jetë më e rënda në dekadat e fundit që e godet vendit në periudhën e pushimeve.

Të paktën dy aeroporte aty pranë janë mbyllur dhe shërbimet e trageteve janë pezulluar. Turistët e bllokuar në Koh Samui i kanë thënë BBC se në ishull po bie shumë shi, ere dhe valë të rënda dhe ka pasur shkurtime të shkurtra të energjisë.

Njerëzit gjithashtu thonë se janë këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura pas orës 16:00 lokale deri të shtunën në mëngjes.

"Kam biseduar me të huajt mbrëmë dhe nuk kanë frikë, ata e kuptojnë situatën", tha Krikkrai Songthanee, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai tha se 10,000 turistë ishin ende në ishull.

Në të kaluarën, stuhitë tropikale kanë shkaktuar qindra të vdekur, por autoritetet thonë se janë përgatitur mirë për t’u përballur me fatkeqësitë e mundshme. Stuhia e fundit që kishte shkaktuar shumë viktima kishte ndodhur në vitin 1989, kur kishin mbetur të vdekur më shumë se 800 njerëz.

Një peshkatar njoftohet se ka vdekur herët të premten në krahinën Pattani, pranë kufirit malajzian, ndërsa valët e përfshinë varkën e tij.

Stuhia do të jetë më e keqja për të goditur Tajlandën që nga viti 1989, kur Tajfuni Gay la më shumë se 400 njerëz të vdekur. Ndërsa një stuhi tropikale në vitin 1962 vrau më shumë se 900 njerëz në jug.

Dy platforma të prodhimit të gazit natyror në Gjirin e Tajlandës drejtpërsëdrejti në rrugën e stuhisë pezulluan operacionet dhe personeli i tyre u evakuua në breg, thuhet deklaratën e kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës PTT. Ai tha se platformat e shpimit dhe anijet ishin zhvendosur në zona të paprekura, dhe prodhimi i gazit në një platformë të tretë mbeti në punë për të ndihmuar në plotësimin e nevojave energjetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy