
Ngjarja makabre që u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit ku 49 vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive nga të tre fëmijët e tij, po përcillet me akuza dhe pikëpytje të shumta.
Analistja Anduena Llabani, tha në MCN live, se zbardhja e krimit është një rast i paprecedent për drejtësinë shqiptare, teksa fëmijët janë lënë së bashku në paraburgim me synim përgjimin e tyre
Policia e Durrësit zbardhi krimin e rëndë në familje duke çuar sot në pranga përveç vajzës Hygerta dhe dy djemtë e tij, Hysenin 24 vjeç dhe Amarildon 21 vjeç. Ndërkohë nëna e tyre, Blerina Meta, 49 vjeç do të hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.
Fëmijët janë lënë së bashku në paraburgim me synim përgjimin e tyre
Sa i takon vrasjes, kemi një skenar të vendosur parapraprakisht.
Dyshohet se janë këta persona që i kanë prere rrobat, i kane lidhur duar e këmbe e kanë mbështjell me celofan, andaj pozitat ligjore janë më të rënda për ta, as nëna nuk mund të përjashtohet nga ngjarja.
Rast i paprecedent për drejtësinë shqiptare,
Arma është siguruar nga vëllai i madh, po punohet për ta zbardhur këtë moment por arma nuk figuron të jetë e të atit dhe kjo e rëndon më tej pozitën ligjore te tyre.



