
Në Fletoren Zyrtar, ditën e sotme është publikuar udhëzimi për krijimin e regjistrit të konsoliduar kombëtar të fermës. Ky udhëzim përcakton rregullat e krijimit dhe të integrimit të të dhënave për fermën.
Regjistri Kombëtar i Fermës ka si qëllim:
a) pasqyrimin dhe gjenerimin e të dhënave për fermat, për gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) unifikimin e të dhënave dhe kompjuterizimin e tyre, duke integruar të dhëna nga sistemi RUDA, skema e naftës për bujqësinë, të dhënat nga administrata tatimore;
c) pajisja e fermerëve me kartë fermeri;
d) përditësimi dhe përmirësimi periodik i bazëssë integruar të të dhënave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
e) aksesi i fermerëve, duke filluar nga regjistrimi,pajisja me kartë fermeri dhe përditësimi i të dhënave;
f) përdorimi i bazës së të dhënave për qëllimestatistikore dhe dhënies së mbështetjes shtetërore për fermerët;
g) kalimi i të dhënave për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Regjistri Kombëtar i Fermës do të përmbajë të dhëna detyruese që në krijimin e tij, që transferon nga regjistrat rajonalë, si vijon:
a) për pronarin e fermës; emër, atësi, mbiemër; datëlindje; adresa e vendbanimit, numri personal dhe numër telefoni ose adresë tjetër për komunikim; personi fizik: emër, atësi, mbiemër; datëlindje; adresa e vendbanimit, numri personal, NUIS, numër telefoni ose adresë tjetër për komunikim; emri i subjektit, forma e organizimit, selia dhe NUIS, dhe për përfaqësuesin ligjor: emër, atësi, mbiemër; datëlindje; numri personal, numër telefoni ose adresë tjetër për komunikim;
b) kodin e fermës, i cili siguron identifikiminunik të fermës dhe mundëson identifikim të vendndodhjes administrative;
c) vendndodhja e fermës;
d) statusi i fermës në kohë reale.
Regjistri Kombëtar i Fermës do të përditësohet me të dhëna shtesë që transferohen nga regjistrat rajonalë, sipas vetëdeklarimit të aplikuesit ose të administruara në rrugë zyrtare, si vijon:
a) sipërfaqja totale e tokës në fermë, sipërfaqet esecilës parcelë, si dhe lidhja juridike (pronësi, qira, huapërdorje ose një formë tjetër), vendndodhja me hartë kadastrale ose adresë ngastre;
b) vendndodhja e fermës;
c) aktivitetet e fermës me të dhëna përkatëse;
d) mekanika bujqësore me të dhëna mbi çdomjet;
e) përfitimet nga çdo skemë kombëtarembështetëse ose financime nëpërmjet institucio-neve shtetërore;
f) masat administrative të ekzekutueshme;
g) dokumente mbështetës/provues.
Regjistrimi i fermës për herë të parë, pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, bëhet me kërkesë dhe karta e fermerit lëshohet me plotësimin e të dhënave, sipas pikës 4 të udhëzimit. Përditësimi dhe popullimi i të dhënave bëhet me vetëdeklarim ose si veprimtari administrative.
Detyrat e Agjencive të Ekstensionit Bujqësor:
a) sigurimin e plotësimit të regjistrit rajonal metë dhëna të verifikuara dhe në kohë reale;
b) pranimi i aplikimeve nga fermerët dhepopullimi i të dhënave, sipas vetëdeklarimit të fermerit ose sipas informacioneve dhe dokumentacionit të administruar nga sistemet e tjera, si sistemi RUDA, Skemat Kombëtare të Mbështetjes, Skema e Mbështetjes së Naftës në Bujqësi, programi IPARD etj.;
c) lëshimi i kartës së fermerit;
d) popullimi dhe përditësimi i të dhënave;
e) kalimi i të dhënave në mënyrë periodike në Regjistrin Kombëtar të Fermës.
Detyrat e grupit të punës në ministri:
a) sigurimi i plotësimit dhe i përditësimit të Regjistrit Kombëtar të Fermës, sipas përcaktimeve të udhëzimit dhe të dhënave të regjistrit rajonal;
b) garantimi i përdorimit të të dhënave dhekalimi i të dhënave për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe institucionet e tjera të varësisë;
c) komunikimi me administratën tatimore përshkëmbim të dhënash.
Metodologjia e mbledhjes së të dhënave dhe përditësimi i tyre do të miratohet me urdhër ministri dhe do të zbatohet në të gjithë territorin në mënyrë të unifikuar.
Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, drejtoria e përgjithshme që ka në varësi AREB-et dhe grupet e punës.
Udhëzimi nr. 14, datë 20.10.2020, “Përkrijimin dhe mbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Fermës”, shfuqizohet.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.



