Samiti për Ukrainën/ Rama pret Zelenskyn në Kryeministri

Samiti për Ukrainën/ Rama pret Zelenskyn në Kryeministri

Shqipëria mikpret sot Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, dedikuar tërësisht Ukrainës, në dyvjetorin e nisjes së agresionit rus në Kiev.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur në kryeministri presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kryeministri.

Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike.

Kreu i qeverisë i ka treguar presidentit ukrainas edhe ekspozitën më titull, ‘Ukraina, një krim lufte’, ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus.

Rama po ashtu i ka dhuruar presidentit Zelensky edhe librin e tij me piktura.

Të dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy