Samiti i diasporës, Milo: Të flitet më pak e të bëhet më shumë se në dy samitet e tjera

Samiti i diasporës, Milo: Të flitet më pak e të bëhet më shumë se në dy samitet e tjera

Në ditën e dytë, Samiti i Diasporës e vuri theksin tek spastrimi etnik që po ndodh me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në studion e lajmeve të MCN TV, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se si Shqipëria edhe Kosova duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje tri komunave me shumicë shqiptare. Ai theksoi se samiti i radhës anashkaloi çdo diskutim për votën e emigrantëve dhe gjasat janë që edhe ai të kthehet në një samit ku thuhet shumë por pas tij bëhet pak ose aspak.  

Nuk është gjë e re. Të dy vendet e kanë për detyrë të koordinojnë veprimet dhe qëndrimet e tyre në adresë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duhet që Shqipëria dhe Kosova t’i kushtojnë më shumë vëmendje këtyre tri komunave. Puna është të bëhen gjëra konkrete, të mos ketë vetëm deklarata. Këto samite shpeshherë nuk kanë atë vlerë që shpresohet të kenë. Përvojat e së kaluarës edhe me dy samitet e mëparshme kanë treguar se është thënë shumë por është bërë fare pak për vendimet solemne që janë marrë. Në këtë samit nuk u fol fare për të drejtën e shqiptarëve të disaporës për të votuar. Vit pas viti dhe pas çdo zgjedhjeje parlamentare është folur për këtë të drejtë. Puna është të flitet pak, por të bëhet më shumë. Ky samit nuk duhet të shkojë në gjurmët e dy samiteve të mëparshme.

Lidhur me padinë e opozitës në Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, Milo tha se fjala i duhet lënë drejtësisë.  

Është e vështirë të parashikohet vendimi i Kushtetueses. Por fakti që opozita e con me pretendimin se ka shkelje të kushtetuës, kjo tregon se gjykata kushtetuese do të angazhohet dhe do ta marrë në konsideratë. Do të jetë një verdikt para të cilit të gjithë duhet të përulen, pasi është institucioni më i lartë i drejtësisë.

Lidhur me vendimin e PE-së për heqjen e vetos për çështjet e zgjerimit, Milo tha se gjërat janë më të komplikuara seç duken.  

Nuk është hera e parë që PE apo zëra të ndryshëm brenda BE kanë kërkuar të hiqet e drejta e vetos sepse në shumë raste pengon marrjen e vendimeve dhe procesin e integrimit. Është miratuar një rezolutë që të paktën të hiqet për procesin e zgjerimit. Gjërat nuk janë aq të thjeshta. PE është në të drejtën e tij të miratojë rezoluta për çështje të ndryshme, por ato në këtë rast nuk kanë fuqi ekzekutive. Ato mund të merren ose të mos merren në konsideratë. Mjafton edhe një vend të votojë kundër rezolutës, ajo nuk hyn në fuqi. Sa kohë është ky rregull, të gjitha këto vende duhet të votojnë në unanimitet. Është një proces që mund të zgjasë me vite. Që tani u tha që Polonia, Çekia, Sllovakia janë kundër kësaj nisme. Duhet të jemi të qartë se është një proces i vështirë që ka vite e vite që është diskutuar. Ka ngecur deri tani dhe nuk besoj të ketë ndonjë zgjidhje të shpejtë. Duhet të shkohet drejt hartimit të një traktati të ri dhe miratimi i tij do kohë. Disa vende, miratimin e traktatit të ri e bëjnë përmes Parlamentit, të tjera me referendum.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy