
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezentë në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 14 °C
në vendet e ulëta: 0 / 12 °C
në vendet malore: -5 / 5 °C



