
Gazetarja e njohur Dalina Buzi ishte e ftuara e adhës në emisionin °Arnautistan° në MCN TV mbrëmjen e sotme ku krahas bizneseve të shumta ka folur plot pasion për serialin e saj të ri për të cilin tha se sjell fragmente reale nga ajo që ndodh sot me shoqwrinë shqiptare.
Kam shumë biznese që i ndjek, por tani jam fokusuar te seriali i ri full time. Në serialin tim të cilin unë e kam shkruar, fabula që ai përcjell është jeta e viteve të fundit në Shqipëri te të paurit dhe varfërve ku fëmijët janë viktima të vendimeve të prindërve. Fillon me historinë e jë vajze që futet në vilën e disa të pasurve që të shpëtoj të dahurin që ka borxhe. Skenarin e kam bërë për 14 seri deri tani. Sezoni i parë ka 10 seri. Tani jam me xhirime.
Ndërsa lidhur me serialet turke të cilat kanë pushtuar ekranet shqiptare, ajo shprehet se ata janë shumë të censuruar ku heroi deri në fund ngelet i pagabueshëm.
Unë kam ndjek vetem Ezelin, sepse turqit janë të mirë por janë shumë të censuruar. Qoftë edhe në marrëdhëniet intime, është pak patetike, heroi deri në fund qëndron i pagabuieshëm. Unë kam më qejf ata realët. Më pëlqejnë më shumë anglo-amerikanët.
E pyetur nëse i sheh si problem serialet, Daliza tha se faji nuk qëndron te ata por tek mungesa e asaj që njerëzit nuk kanë me çfarë të mbushin kohën.
Me serialin krijon lidhje jo si me filmin. Nuk e shoh si problem, fajin nuk e ka seriali, por ne që nuk e mbushim dot kohën me gjëra të tjera. Seriale në përgjithësi janë të marketueshme, ata i shkojnë nga pas kulturës së atij vendi ku synojnë të shiten. Edhe turqit janë bërë komplet biznes sipas vendit ku do e marketojnë. Serialet turke po bëhen shumë të famshme, janë futur edhe në Itali, kurse këtu te ne vijnë serialet që janë për shitje kudo.



