Katastrofat natyrore, bota humbi 44 miliardë dollarë në 6 muaj (VIDEO)

Katastrofat natyrore, bota humbi 44 miliardë dollarë në 6 muaj (VIDEO)

Rreth 44 miliardë dollarë është kostoja e katastrofave natyrore që kanë prekur globin vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2019. Të dhënat kanë dalë nga një analizë e Institutit zviceran Suis Re.

Pavarësisht se është një shifër që rëndon mbi ekonominë globale dhe sidomos mbi atë të vendeve më të prekura, kjo shumë është më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në gjysmën e parë të 2018-s, kostoja e katastrofave natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu ishte në nivelin 51 miliardë dollarë. 

Sa i përket vitit 2019, nga totali i vlerës së dëmeve, vetëm 19 miliardë kanë qenë të mbuluara nga skemat e sigurimit. Dëmet kanë ardhur kryesisht si pasojë e stuhive dhe përmbytjeve në zona të ndryshme të globit. Më shumë se 5 mijë njerëz kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur si pasojë e këtyre fatkeqësive gjatë 6-mujorit të parë të 2019-s.

Ndër katastrofat më të mëdha natyrore që prekën globin në gjysmën e parë të vitit 2019 ishin cikloni Idai në Afrikën Jugore dhe cikloni Fani në Indi, të dyja zona me nivel të ulët të sigurimit të jetës dhe pronës. Cikloni Idai, i cili shkaktoi erëra të forta dhe përmbytje të mëdha në Mozambik, Malavi, Zimbabve dhe Madagaskar, ishte katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në gjysmën e parë të këtij viti, me më shumë se 1 000 viktima. Humbjet ekonomike nga cikloni Idai vlerësohen të paktën në 2 miliardë dollarë, nga të cilët vetëm rreth 7 për qind ishin të siguruara.

Rreziqet sekondare si stuhitë, reshjet e rrëmbyeshme dhe shkrirja e borës sollwn humbjet më të larta përmes dëmtimeve të shkaktuara nga erërat e furishme dhe uji në gjysmën e parë të vitit 2019 në shumë rajone të botës, përfshirë SHBA-të, Kanadanë, Evropën, Australinë, Kinën dhe Iranin.

Ashtu si në gjysmën e parë të 2018-s, disa pjesë të botës përjetuan gjithashtu valë nxehtësie dhe thatësire edhe këtë vit, sidomos në disa zona të Europës. Megjithatë, impakti i tyre në ekonomi do të vlerësohet në fund të vitit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy