“Zvërneci”/ Koxha: Test për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit. BE duhet të reagojë për zbatimin e direktivave mjedisore (VIDEO)

“Zvërneci”/ Koxha: Test për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit. BE duhet të reagojë për zbatimin e direktivave mjedisore (VIDEO)

Ngjarjet në Zvernec, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti në një zonë të shpallur peizazh i mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë shkaktuar reagime të gjera në opinionin publik dhe në komunitetin shkencor.

 

Shkencëtarja Klaudia Koxha, në një deklaratë për “MCN Lajme”, u shpreh se situata përbën një test për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se institucionet evropiane duhet të reagojnë për zbatimin e direktivave për mbrojtjen e natyrës.

 

Besoj se BE do të dalë me një reagim, sepse duhet të reagojë. 

Megjithatë, proceset në organizata kaq komplekse nuk janë gjithmonë të menjëhershme, ndërsa ngjarjet në terren zhvillohen me shpejtësi. 

 

Rasti në Zvernec është një provë e rëndësishme si për Shqipërinë në procesin e integrimit europian, ashtu edhe për Bashkimin Evropian në zbatimin e standardeve dhe direktivave për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e natyrës.

 

 

Ajo ngriti gjithashtu shqetësime mbi mungesën e transparencës dhe dyshimet për parregullsi në dokumentacionin e pronësisë dhe lejeve të ndërtimit në zonë.

 

 

Ka mungesë studimesh dhe nuk kemi të bëjmë me toka bosh, por me hapësira me rëndësi të lartë ekologjike, ku jetojnë specie që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrave natyrorë. 

 

Situata në Zvernec nxjerr në pah edhe problematika të tjera, përfshirë mungesën e transparencës, çështjet mjedisore dhe dyshimet mbi dokumentacionin ligjor.

 

Incidenti ka krijuar tension dhe pakënaqësi publike, duke rikthyer në vëmendje nevojën për zbatim të rreptë të ligjeve mjedisore dhe standardeve të Bashkimit Evropian në zonat e mbrojtura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy