
Një një fjalim lamtumire me punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafaj, ka bërë edhe një bilanc të punës së këtij institucioni dhe policisë së shtetit gjatë periudhës që ai drejtoi këtë ministri.
Fatmir Xhafaj akuzon edhe agjenci ligjzbatuese për audio-përgjimin ndaj vëllait të tij, me qëllim final sipas tij, shantazhimin "ndaj meje si ministër".
"Duke përfshirë këtu edhe manipulimin komplet kriminal të bërë në çështjen e audio- përgjimit me një qëllim final: shantazhin ndaj meje në funksionin e ministrit. E për fat të keq në këtë orkestrim duket se janë përfshirë edhe segmente të disa agjencive ligj zbatuese vendase. Dua të nënvizoj edhe faktin se ky sulm jo vetëm ka në themel diletantizmin politik të opozitës, por ai edhe për këtë shkak, ka pas tij interesat e botës së krimit", tha ish-minitri.
Fatmir Xhafaj i është drejtuar çështjes së kanabisit, duke e thënë hapur se kultivimi i kësaj droge në vend ishte kthyer në një çështje normale dhe një histori turpi për vendin. Xhafaj madje u shpreh se disa bëjnë sikur e kanë harruar këtë çështje e cila u luftua me forcë në kohën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga vetë Xhafaj.
"Dëshiroj t’ju kujtoj të gjithë kritikëve tanë, por edhe skeptikëve të ndryshëm dhe veçanërisht atyre që e kanë harruar ose që me qëllim bëjnë sikur e kanë harruar për të minimizuar suksesin e arritur, që kanabisi kishte shërbyer ndër vite si burimi kryesor i ngritjes dhe fuqizimit financiar të krimit të organizuar në këtë vend dhe që gati po shihej si normalitet i jetës sonë dhe si një pamundësi e shtetit e shoqërisë ta fitonin betejën me të. Nuk ka qenë një sfidë e thjeshtë lufta kundër tij, por kemi patur gjithë vullnetin dhe aftësinë organizuese që t’i jepnim fund një herë e mirë një prej fenomeneve më kriminale në këtë vend. Dhe e theksoj pa asnjë mbështetje shtesë në burime njerëzore, logjistike e financiare", tha Xhafaj.
Ish-ministri u ndal edhe tek operacioni "Forca e ligjit" dhe goditja e grupeve kriminale duke theksuar deri dje emrin e tyre nuk guxonte kush t’i përmendte dhe jo më të mendonte për t’i vendosur në bankën e të akuzuarave nga drejtësia.
“Përfaqësues të grupeve kriminale që deri dje emrin e tyre nuk guxonte kush t’i përmendte dhe jo më të mendonte për t’i vendosur në bankën e të akuzuarave nga drejtësia, sot gjenden në qeli, ndërsa ata që janë jashtë po e shohin çdo ditë që rrethi po ju ngushtohet, se nuk e kanë më lirinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre kriminale”, tha Xhafaj, gjatë takimit përshëndetës me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit", vazhdoi më tej Xhafaj.
Lidhur më dorëheqjen nga posti i Ministrisë së Brendshme, Xhafaj tha se, ishte një vendim i marrë asi përmbushi objektivat në këtë post. “Po largohem nga kjo detyrë, rrjedhojë e një vendimi të pa imponuar nga ndonjë rrethanë objektive, apo subjektive, por si një vendim i marrë besoj në kohën e duhur, pasi përmbusha, besoj, më së miri objektivat kryesore që i vura vetes në ditën kur vendosa ta pranoja dhe ri-pranoja këtë sfidë”.
Duke u ndaluar te akuzat politike, Fatmir Xhafaj tha se, është shantazhuar nga opozita në bashkëpunim me segmente të tjera të autoritete tjetra ligjzbatuese shqiptare.
“Ndjej keqardhje, për atë pjesë të politikës Shqiptare, e cila në debatin për mua si person, apo në diskutimet mbi Policinë e Shtetit, është sjellë, pak të thuash diletante dhe e papërgjeshme. Në jo pak raste edhe jo humane. Në një kohë që do të duhej që politika të sillej ndryshe, që edhe atëherë kur ka vend për të thënë diçka, ka disa mënyra për ta thënë atë pa dëmtuar interesat e qytetarëve. Dua të nënvizoj edhe faktin se ky sulm jo vetëm ka në themel diletantizmin politik të opozitës, por ai edhe për këtë shkak, ka pas tij interesat e botës së krimit”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Xhafaj uroi edhe pasardhësin e tij Sandër Lleshin, emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ta zëvendësuar në postin e Ministrit të Brendshmën, por që ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.
“Gjej rastin t’i uroj pasardhësit tim, ministrit të ri të Brendshëm shumë sukses në detyrën që shumë shpejt do të marrë, duke qenë i bindur se me eksperiencën dhe formimin që posedon, ai do t’ju qëndrojë, mbrojë dhe promovojë më tej vlerat e Policisë së Shtetit. Ai është tashmë në bordin e një treni të nisur, tren i cili uroj të eci edhe me më shumë shpejtësi”, tha më tej Xhafaj .



