Kokëdhima: Asnjë projekt në samitin e Triestes, qeveri tutkune!

Kokëdhima: Asnjë projekt në samitin e Triestes, qeveri tutkune!

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, u shpreh pesimist për përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i Triestes që nisi sot punimet në Itali. Në një postim në Twitter, Kokëdhima u shpreh: “Sot në samitin e Triestes, Shqipëria nuk paraqet asnjë projekt! Si mundet? E kam thënë se qeveria jonë është e mbushur me tutkunë!.”

“Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka paraqitur projekte në infrastrukturë, ndryshe nga takimi i mëparshëm kur paraqiti projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Samiti do të diskutojë për tri çështje kyçe: vazhdimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike; zhvillimi i ndërveprimit ekonomik rajonal; si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve e shoqërisë civile. Brukseli do të shkojë me oferta të reja për mbështetje financiale të projekteve infrastrukturore në rajon, ku Shqipëria është renditur vendi më i prapambetur me rrugë të shkatërruara, pa asnjë autostradë të mirëfilltë dhe pa një rrjet hekurudhor modern dhe funksional si gjithë vendet e tjera të rajonit”, thuhet në një njoftim të Zgjidhjes. 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy