Selmani: RMV-ja i ka shpallur luftë shqiptarëve nëpërmjet kufizimeve ligjore, përfaqësuesit tanë nuk kanë unitet (VIDEO)

Selmani: RMV-ja i ka shpallur luftë shqiptarëve nëpërmjet kufizimeve ligjore, përfaqësuesit tanë nuk kanë unitet (VIDEO)

Bashkim Selamani, drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Politikë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se RMV-ja i ka shpallur luftë shqiptarëve nëpërmjet kufizimeve ligjore dhe po tenton të anashkalojë dhe ato pak të drejta që janë fituar me gjak. 

 

Duke vijuar Selmani tha se përfaqësuesit e shqiptarëve nuk kanë unitet dhe janë në shërbim të politikës maqedonase. 

 

Kam dhënë një deklaratë ku apeloj që RMV-ja i ka shpallur luftë shqiptarëve nëpërmjet kufizimeve ligjore dhe duke i ngritur kufij të rinj ligjor dhe duke i anashkaluar dhe ato pak të drejta që ne i kemi fituar me gjak. 

 

Edhe përfaqësuesit tanë nuk kanë unitet, janë në shërbim të politikës maqedonase dhe në një formë apo në një tjetër i shkaktojnë shumë dëme kombit shqiptar. 

 

Nuk janë të dëmtuara marrëdhëniet, por sa herë që Shqipëria flet me një zë real, do të shihni që të gjithë kanë pretendime të ndryshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy