“Babichulo”, 25-vjeçari viral në TikTok: Videot funny përmes meme-ve fillimisht nisën si shaka

“Babichulo”, 25-vjeçari viral në TikTok: Videot funny përmes meme-ve fillimisht nisën si shaka

Baleandro Islami, i njohur në TikTok me pseudonimin "Babichulo", është një personazh mjaft i famshëm që ka arritur të bëhet viral me videot e tij qesharake dhe argëtuese.

Në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai shpjegoi se ka zgjedhur të krijojë video funny kryesisht përmes meme-ve, pasi i konsideronte më pak të njohura për publikun dhe mendoi se do të kishin një pritshmëri më të lartë.

Baleandro tregoi se fillimisht këto video me meme ishin një shaka dhe një mënyrë për të argëtuar veten dhe miqtë e tij.

Duke qenë se emrin e kam pak të vështirë, pak bashkim emrash, pas spanjisht, pseudonimi ‘Babichulo’ lindi kur kam qenë i vigël ishte ajo kënga ‘Papichulo’ dhe këndoja tërë kohës dhe më ngeli si nofkë, dhe e mbajta edhe kur u rrita.

Sa i takon videove që hedh në TikTok, aty janë dy anë të hedhjes, atyre që shohin dhe atyre që krijojnë.

Po e shikoja që në TikTok nuk kishte postime të njerëzve që krijonin shumë meme dhe doja ta bëja me risi. Kreativitetin për meme-t e kisha por që të dilja dhe ti krijoja vet dhe të dilja në të, nuk e mendoja, ishte më shumë  si provë.

Më shtyu shoqëria, hidh 2-3 video me thonin dhe shikoje si do eci, kisha ca ide pikante dhe thashë gjynah pse mos ti hedh.

Kështu e nisa, me disa ndryshime, kështu nisi si shaka dhe duke ditur se sa shumë mund të bëja te pjesa e krijimtarisë thashë pse mos ta shfrytëzoja në mënyra të tjera.

TikTok nuk është se paguan, por këtu fiton nga sponsorizimet dhe zakonisht me mënyra tjera duke u bërë pjesë e agjencive të ndryshme të reklamimit, ku punoj dhe unë tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy