Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën Tajlandën jugore ka shkuar në 25, njoftoi sot agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive.
Në total 410.450 persona në 12 provinca janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur rajonin që nga fundi i nëntorit, shtoi agjencia në Facebook.



