Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë, KQZ vendos për kandidimin e tyre në zgjedhje

Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë, KQZ vendos për kandidimin e tyre në zgjedhje

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për dy kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit, të cilët mund të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhjet, bazuar në ligjin e dekriminalizimit. Mësohet se bëhet fjalë për një kandidat nga radhët e LSI-së dhe një nga nisma “Thurja”.

Do të jetë KQZ, ajo e cila më pas do të vendos për kandidimin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

“Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për dy subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.  Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme”.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin për 30 kandidatë për deputetë të partive të ndryshme, pasi ka dyshime se janë të prekur nga ligji i Dekriminalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy