
Kongo ka shpallur sot përfundimin e epidemisë së Ebolës, që i mori jetën 6 personave të cilët u infektuan në lindje të vendit.
Ebola u vu në kontroll me ndihmës e vaskinës Mark, që u mor nga më shumë se 1600 persona që ishin në kontakt me paciantët e infektuar. Këto të dhëna u bënë të dituara nga organizata ndërkombëtare humanitare joqeveritare ‘Mjekët pa Kufij’.
Rastet e infeksionit ishin gjenetikisht të lidhura me epideminë Ebola, e cila zgjati nga 2018 deri më 2020 dhe gjatë së cilës më shumë se 2.200 njerëz vdiqën, raporton Reuters.
Epidemia shpërtheu serish më 3 shkurt në qytetin e Butembo, afër Kivu Verior, ku një grua vdiq pasi burri i saj u infektua gjatë epidemisë së mëparshme.



