
Me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion mbrëmjen e sotme janë firmosur dy urdhër arreste për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave. Në pranga është vendosur kryeplaku i Saukut Agim Osmani si dhe një ish zyrtar i Kadastrës.
Hetimet lidhur me këtë ccështje po ndiqen nga prokurori Eneid Nakuci, ndërsa SPAK bën me dije se ditën e nesërme do ketë njoftim zyrtar sa i përket këtij operacioni.
GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin.
Ndërsa për Alqi Hajdinin vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.



