Valentina, vetëm 20 vjeç e cila vuan nga kanceri i Limfomës prej ditësh po kërkon të marrë trajtim mjekësor pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, por pa rezultat.
Mes dhimbjesh, Valentina Cani rrëfën për TvT, se pa transfuzionin e gjakut e ka të pamundur të jetojë. Në këto kushte, e vetmja lutje që ajo ka, është ta lejojnë të hyjë brenda ambienteve të spitalit për të marrë gjak.
“Ndjehem shumë e dobët, që një javë sillem vërdallë, dhe askush nuk merret me mua. ASnjë lloj gjëjë, nuk të marrin përsipër, shumë e lodhur ndihem, unë po them nuk lëviz dot”.
Teksa e reja ka nevojë urgjente për gjak, vonesa po i shkaktohen edhe nga dyshimet se mund të jetë e prekur me covid 19. Babai i saj tregon se stafi mjekësor u kërkoi përgjigjen negative të tamponit, por edhe pse ata kanë mundr ta kryejnë këtë ekzaminim në laborator privat, sërish transfuzioni nuk po kryhet.
“Na thanë hajdeni në urgjenc, ne erdhëm, pritni-po presim, e marrim e njoftojnë, thonë do te sjellim një tjetër, hemotologu te 9katshet thotë ultimatum do gjak se e ka 3.1, me nje fjalë gjaku është në pikatore. Pas grafisë, thanë e ka vendin te Infektivi, nuk e di e bëm tamponin në Kamzë, thotë negative, pa i marrë gjak kësaj nuk i vehet asnjë lloj kurimi, nuk ja mban, i vdes ndër duar, si të hedhim firmën për këtë tash?”.
Vetëm pas insistimit të TvT, mjekja tek e cila pacientja ishte referuar, del në ambientet e jashtme të spitale për ta marrë 20- vjeçaren. Interesimit tonë se pse pacientes nuk i është dhënë në moment shërbimi, mjekja nuk i dha asnjë përgjigje…
Rasti i 20-vjeçares që përplaset në dyert e spitalit për të marrë shërbim nuk është i vetmi. Shumë pacientë të tjerë që kanë nevojë urgjente për mjekim presin me orë të tëra jashtë spitalit, dhe kthehen në shtëpia pa i marrë shërbimet e nevojshme.



