Forbes/ Pesë serialet më të ndjekur të Netflix për 2020-ën

Forbes/ Pesë serialet më të ndjekur të Netflix për 2020-ën

Platforma televizive Netflix po rritet dhe ne po shikojmë gjithnjë e më shumë shfaqje në atë që tani është shërbimi më i popullarizuar në botë i transmetimit.

Revista Forbes në bazë të një sistemi matës ku i referohet qëndrimit më të gjatë në Daily Top 10, ka arritur të identifikojë pesë serialet më të ndjekur në Netflix për vitin 2020.

5. The Umbrella Academy

The Umbrella Academy, përshtatja e librit komik aq të dashur, ka qëndruar për 15 ditë rresht në krye të top 10, i renditur se shfaqja e dytë më e ndjekur pas Tiger King. The Umbrella u bë jo vetëm filmi kryesorë në Top 10 gjatë muajit gusht, por edhe filmi i parë në Top 10 gjatë gjithë verës.

4. Avatar: The Last Aierbender

Avatar The Last Aierbender renditet i katërti në këtë Top 10 nga Forbes. Publiku ishte i çmendur pas kësaj shfaqje, dhe jo vetëm për sezonin e ri, por edhe ata që konsumuan të tri sezonet ndihmoi në këtë renditje, një sukses që e bëri The Last Aierbender, serialin e animuar të kryesonte në Top 10 për vitin 2020 në Netflix.

3. Outer Banks

Ishte mjaft mbresëlënëse kur Tiger King kaloi 50 ditë rresht në Listat Daily Top 10, mirëpo, Outer Banks e kaluan këtë rekord, duke qenë 51 ditë rresht. Një devijim nga normalja për shfaqjet kryesore të Netflix, Outer Banks ngadalë fituan popullaritet gjatë gjithë vitit. Pas premierës në vendin e katërt në Daily Top 10, suksesi u shtua dhe seriali me adoleshentët më të njohur në prill-maj, dhe kjo bëri të mundur të kryesonin për nëntë ditë në pozicionin e parë.

2. Ozark

Ozark, renditet në vendin e dytë, por sipas Forbes meritonte vendin e parë. Ozark ka qenë shfaqja më e ndjekur në Netflix për 20 ditë rradhazi. Në një kohë tjetër sezoni i tretë i Ozark do të kishte qenë lehtësisht shfaqja më virale në platformë dhe do të kishte grumbulluar më shumë pikë. Fatkeqësisht duket të pozicionohet në vendin e dyte, edhe pse ka kaluar 57 ditë rresht ndër më të ndjekurit, më shumë se Tiger King.

1. Tiger King

Në vendin e parë renditet Tiger King. Asnjë shfaqje tjetër nuk ka tërhequr vëmendjen e Tiger King në mediat sociale. Seriali Tiger King, debutoi më 20 mars, dhe rezultoi seriali më i shikuar dhe i famshëm, duke u renditur i pari edhe në këtë Top 10 nga Forbes.  Dokumentari i ri, me regjisorë Eric Goode dhe Rebeça Chaiklin, cili synon të zbulojë botën eksploatuese të bizenseve të kafshëve ekzotike me gjithë aspektet e saj mizore dhe të paligjshme. Ky serial-dokumentar, me 7 episode, ndjek jetën e Joe Exotic (një koleksionist i famshëm i maceve të egra dhe themelues i një kopshti zoologjik) dhe armikut të tij, Carole Baskin (themelues i Big Cat Rescue dhe aktivist i të drejtave të kafshëve).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy