Macron: Britania e Madhe dhe Franca duhet ta shpëtojnë Evropën

Macron: Britania e Madhe dhe Franca duhet ta shpëtojnë Evropën

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se partneriteti midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar po hyn në një fazë të re, ku të dy vendet mbajnë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë në kontinentin europian. 

Gjatë një fjalimi drejtuar të dyja dhomave të Parlamentit britanik, në ditën e parë të vizitës së tij shtetërore në Londër, e para për një lider europian pas Brexit-it, Macron tha se i takon si Londrës ashtu edhe Parisit të mbrojnë rendin ndërkombëtar

Ai paralajmëroi për rrezikun që vjen nga fuqi destabilizuese që po sfidojnë rregullat ndërkombëtare dhe po përpiqen të fitojnë ndikim në dëm të të tjerëve. 

Dy vendet tona kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e kontinentit. Ajo që është në lojë sot në Evropë është aftësia jonë për të marrë përsipër përgjegjësinë për të siguruar vetë sigurinë e kontinentit tonë në një masë më të madhe, tha Macron, duke shtuar se Europa duhet të bëhet më e aftë të mbrojë vetveten, pa u varur tej mase nga Shtetet e Bashkuara. 

Presidenti francez i ka bërë prej kohësh thirrje Evropës që të kërkojë më shumë “autonomi strategjike” dhe të bëhet më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, edhe pse kjo qasje ka lënë shpesh jashtë Britaninë. 

Macron përsëriti thirrjen për të reduktuar varësinë ndaj SHBA-së dhe Kinës, sidomos në ekonomi dhe teknologji. 

Vizita e Macron në Britani u prit me nderime të larta shtetërore. Ai dhe bashkëshortja e tij Brigitte u mirëpritën nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla në Windsor, ku zhvilluan një drekë dhe një procesion me karrocë. 

Kjo është vizita e parë shtetërore që organizohet nën mbretërimin e Charles. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy