Skandali i AKSHI-t/ Pula: Besmir Dervishi komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës pas pezullimit të Ismailit (VIDEO)

Skandali i AKSHI-t/ Pula: Besmir Dervishi komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës pas pezullimit të Ismailit (VIDEO)

Pas pezullimit nga detyra të Erion Ismailit, me urdhër të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, në vend të tij është komanduar Besmir Dervishi, raporton për “MCN Live” gazetari Besmir Pula.

Besmir Dervishi është emëruar sot në detyrën e nëndrejtorit të Policia e Shtetit për qarkun e Tiranë.

Më herët, këtë post e mbante Erion Ismaili, i cili u pezullua nga detyra në kuadër të një operacioni të SPAK, pas hetimeve që lidhen me tenderët në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dervishi ka mbajtur më parë disa funksione në radhët e Policisë së Shtetit, duke shërbyer si shef i Komisariatit nr. 3 dhe nr. 5 në Tiranë, ndërsa së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Kujtojmë se Ismaili u pezullua më 16 dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit të SPAK, pas hetimeve që lidhen me AKSHI-n.

Erion Ismaili është thirrur dhe më parë në SPAK, dhe prokuroria ka kërkuar edhe pezullimin e tij nga detyra si pjesë e hetimit për shkelje në procedurat e tenderëve të AKSHIi-t.

Hetimi përfshin shkelje të barazisë në tenderë, korrupsion, shpërdorim detyre dhe aktivitete të lidhura me grupin e strukturuar, ku janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy