Ilaçi kundër ankthit shkakton vdekje/ Shtohet shqetësimi i mjekëve në Britaninë e Madhe

Ilaçi kundër ankthit shkakton vdekje/ Shtohet shqetësimi i mjekëve në Britaninë e Madhe

Në Mbretërinë e Bashkuar mjekët dhe përdoruesit kanë ngritur alarmin për Pregabalin, ilaçin kundër ankthit. 

Sipas një hetimi të ‘The Sunday Times’ gjatë pesë viteve të fundit kanë humbur jetën rreth 3400 persona në raport me një dekadë më parë kur u regjistruan vetëm 9 vdekje.

Pas këtyre statistikave shumë ekspertë nisën t’i kushtojnë më tepër vëmendje efekteve anësore të këtij ilaçi i përdorur gjerësisht. Ky medikament i njohur edhe me emrat Alzain, Axalid dhe Lyrica fillimit rekomandohej për trajtimin e epilepsisë, por vitet e fundit është përdorur masivisht edhe për ankthin dhe problemet e tjera nervore. Njëra nga përdorueset me profesion punonjëse sociale në Britani rrëfen se si  ky medikament nuk po i jepte asnjë efekt përveçse po i shtonte akoma me tej ankthin dhe depresionin.

Përfundova duke vuajtur nga depresioni, ankthi, dhe dëshira për vetëvrasje. Unë kisha të dridhura të forta të akullta, dhe zhurma  të vazhdueshme në veshët  e mi që nuk I kisha para përdorimit të  atij ilaçi. Unë kam qenë plotësisht jashtë çdo realiteti për gati katër vite  dhe ende po luftoj për t’iu rikthyer normalitetit.

Ndërkohë mjeku psikiatër Mark Horowitz këshillon profesionistët dhe kolegët e tij që përpara se të rekomandojnë një ilaç të tillë të rivlerësojnë efektet e tij në një periudhe afatshkurtër.

Pregabalin është një ilaç i rrezikshëm. Është një nga shkaqet kryesore të mbidozave aksidentale pasi  ndikon në mënyrën se si ne mendojmë, ndikon në kujtesën dhe njohjen tonë. Ndikon në gjumë dhe  shkakton probleme me peshën. Ka një mori efektesh negative në rast përdorimi afatgjatë. Duke e bërë të vështirë rikuperimin pas përdorimit të tij.

Dozat e Pregabalines që zakonisht rekomandohen variojnë nga 150-600 miligramë. Ndër efektet anësore të tij janë listuar dhimbjet e kokës, ndjesi e përgjumjes, ndryshimet e humorit, probleme me shikimin, probleme me kujtesën dhe shtim peshe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy