Varri i Mahsa Amini-t, vdekja e së cilës shkaktoi protesta të gjera kundër liderëve politikë dhe fetarë iranianë, është vandalizuar.
Lajmin e bën me dije familja e 22-vjeçares dhe aktivistët.
Mahsa Amini vdiq në shtator të vitit 2022, pasi u arrestua nga policia morale e Teheranit, e cila e akuzoi atë se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes.
Demonstratat pas vdekjes së saj sfiduan sistemin islamik që ka sunduar Iranin që nga revolucioni i vitit 1979. Megjithatë, ato janë dobësuar në amplitudë në muajt e fundit edhe pse ka lëvizje sporadike.



